Site icon Telegrafi

Studimi: Baballarët që kanë vajza, jetojnë më gjatë

Baballarët, që janë prindër të vajzave kanë gjasa të jetojnë më gjatë.

Kjo sipas një studimi të realizuar nga një universitet i Polonisë, i cili nxori të dhëna befasuese.

Ata analizuan të dhënat e mbi 4,300 individëve.

Studimi pohon se baballarët me vajza priren të jetojnë më gjatë dhe sa më shumë vajza të kenë, aq më gjatë jetojnë.

Për të qenë specifik, për çdo vajzë, baballarëve u zgjatet jeta për 74 javë.

Megjithëse shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje të faktuar plotësisht, mund të ketë disa arsye që mund ta shpjegojnë këtë fenomen.

Një teori sugjeron se marrëdhënia emocionale mes babait dhe vajzës mund të ketë ndikim të dukshëm në shëndetin dhe mirëqenien e tij, duke çuar në uljen e stresit, me ç’rast ndikon në shëndetin mendor. Po ashtu, disa hulumtime flasin për lidhje të forta emocionale mes vajzave dhe baballarëve, duke bërë që të luajë rol në mbështetjen e tyre derisa ato rriten.

Pra, studimi thekson se jetëgjatësia është më e madhe në raportin vajzë-baba. /Telegrafi/

Exit mobile version