Franca kufizoi ashpër shitjen e produkteve me nikotinë, pasi një studimi tregoi se duhanpirësit kanë më pak mundësi të sëmuren me coronavirus.
Dekreti i lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, iu kufizon barnatoreve që të shesin më shumë se një furnizim mujor të çdo produkti të nikotinës, në përpjekje që ndalojë varësinë ndaj cigareve, transmeton Telegrafi.
Secila shitje do të regjistrohet në farmaci edhe nëse blerësi ka certifikatë të mjekut, derisa shitjet nëpërmjet internetit janë ndërprerë në tërësi.
Masat u morën për “parandalimin e rrezikut shëndetësor të lidhur me konsumimin e tepërt ose keqpërdorimin” me produkte të nikotinës, nga njerëzit që shpresojnë të mbrohen nga coronavirusi dhe “për të garantuar furnizimin e vazhdueshëm, për njerëzit që kërkojnë ilaçe për të ndaluar pirjen e duhanit”, thuhet në dekret
Ky vendim vjen vetëm disa ditë, pasi një studim i bërë në spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris, gjeti se “ata që janë duhanpirës, janë më të mbrojtur që të infektohen nga coronvirusi”.
Tani që është gjetur se nikotina mund ta parandalojë coronavirusin, mjekët e këtij spitali parashikojnë që t’i trajtojnë të sëmurët me shirita me nikotinë, që zakonisht i përdorin ata që nuk duan të tymosin duhan.
Derisa është kërkuar që të mos abuzohet me duhan nga duhanpirësit, apo të fillojnë të tymosin ata që nuk e konsumojnë apo e kanë lënë, vetëm që të mbrohen nga infeksioni. /Telegrafi/