Site icon Telegrafi

Studime të reja: Ja sa ju mbron një dozë vaksine e Pfizer dhe sa ju mbron e Moderna-s dhe AstraZeneca-s

Deri më tani, më shumë se 141 milionë amerikanë dhe më shumë se 33 milionë britanikë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 të administruar në dy doza.

Sipas hulumtimit të kryer në 375,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, vaksinat nga Pfizer dhe AstraZeneca siguruan 72% mbrojtje kundër infeksionit simptomatik COVID-19.

Studimet deklarojnë se mbrojtja nga një dozë e vaksinës zgjat të paktën 10 javë, por që marrja e një doze të dytë është e një rëndësie të madhe sepse atëherë mbrojtja e Pfizer rritet në 90%.

Një studim tjetër në terren nga Skocia, botuar në Lancet, tregoi se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer 28 deri në 34 ditë pas vaksinimit ishte 91% efektive kundër shtrimit në spital. Një dozë e vetme e vaksinës AstraZeneca mbrojti 88% të simptomave të rënda që do të çonin në pranimin në spital, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë një studim i kryer në Angli zbuloi se një dozë e vetme e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca uli përhapjen e infeksionit simptomatik mes anëtarëve të familjes me 50%, shkruan Business Insider.

Pfizer / BioNTech mbron të paktën 80% pas dozës së parë

Sipas dokumenteve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), doza e parë e Pfizer ishte 52.4% efektive në mbrojtjen nga infeksioni simptomatik COVID-19.

Sidoqoftë, ky vlerësim përfshin gjithashtu periudhën prej 11 ditësh para fillimit të dozës së parë, kështu që mbrojtja reale duhet të jetë më e lartë dhe të jetë në mes të 29.5% dhe 84.5%.

Sipas të dhënave nga provat klinike, doza e parë e Pfizer ishte 100% efektive në mbrojtjen kundër shtrimit në spital dhe vdekjes.

Stephen Evans, personi që merret me statistika në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale të Universitetit të Londrës tha se, bazuar në një vlerësim të përgjithshëm të të dhënave të FDA, ka “prova mjaft të qarta” që një dozë e vetme e vaksinës Pfizer mbron të paktën 80%, nëse jo 90%, të infeksionit simptomatik të coronavirusit.

Moderna – të paktën 80%

Vaksina Moderna ishte 69.5% efektive në parandalimin e coronavirusit simptomatik midis dozave të para dhe të dyta gjatë provave njerëzore, me një vlerë të vërtetë midis 43.5% dhe 84.5%.

Ky vlerësim prej 69.5% përfshinte gjithashtu një periudhë prej 13 ditësh para se vaksina të fillonte të funksiononte, kështu që përqindja aktuale duhet të jetë më e lartë.

Evans tha se bazuar në të dhënat e disponueshme, vaksina e Modernas siguron të paktën 80% mbrojtje pas dozës së parë, ose ndoshta më shumë se 90%, brenda 28 ditëve nga fillimi i veprimit.

AstraZeneca mbron të paktën 70% pas dozës së parë

Evans e ka më të vështirë për vaksinën e AstraZenec të përcaktojë efektivitetin e saj pas dozës së parë, sepse modele të ndryshme janë përdorur në fazat e mëvonshme të provës dhe thotë se kërkimi i gjerë i FDA është ende në vazhdim.

Sipas një studimi të botuar më 19 shkurt në Lancet, një dozë e vetme e AstraZeneca ishte 76% efektive në 90 ditë mbrojtje ndaj COVID-19. Ekspertët në studim deklaruan se një dozë e vetme siguronte 100% mbrojtje nga shtrimi në spital.

Johnson & Johnson – 66%

Vaksina Johnson & Johnson filloi të mbrojë 14 ditë pas vaksinimit dhe siguroi 66.1% mbrojtje gjatë 28 ditëve të ardhshme. Efikasiteti i vaksinave në terren ndryshonte nga vendi në vend.

Në SHBA, vaksina J&J ishte 72% efektive, në Afrikën e Jugut 64% dhe në Brazil 68%, por duhet theksuar se në Brazil dhe Afrikën e Jugut ekzistojnë lloje që mund të jenë në një farë mase rezistente ndaj antitrupave të formuar pas vaksinimit me këtë vaksinë. /Telegrafi/

Exit mobile version