Site icon Telegrafi

Studim i ri: SHBA-të mund të kenë një presidente deri në vitin 2030

Më shumë se 90 për qind e amerikanëve mendojnë se Shtetet e Bashkuara mund të kenë një president deri në vitin 2030, gjeti një sondazh. Rezultatet u njoftuan në një kohë kur zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris konsiderohet gjithnjë e më e preferuara për nominimin presidencial të Partisë Demokratike për vitin 2024.

Një sondazh i Gallup i kryer në 74 vende zbuloi se amerikanët kanë më shumë të ngjarë të thonë se një grua mund të drejtojë vendin e tyre deri në vitin 2030.

Shumicë e të anketuarve në vetëm tre vende, Mauritania, Bjellorusia dhe Sri Lanka, thanë se nuk prisnin një grua si president në vitet që do të vinin, sipas një studimi të kryer nga 2019 në 2020, rezultatet e të cilit u botuan në International Women Day, raporton reuters.

Gratë janë presidente në vetëm 22 vende dhe 119 nuk kanë qenë kurrë në krye, sipas shifrave të OKB-së, ndërsa gratë mbajnë pak më shumë se një të katërtën e vendeve parlamentare në botë.

Harris, e cila hyri në histori si e para afrikano-amerikane dhe e para amerikane me origjinë aziatike për të fituar zyrën e dytë më të lartë në SHBA, konsiderohet si kandidatja kryesore për nominimin presidencial nëse presidenti aktual, Joe Biden vendos të mos ri-kandidojë.

Rezultatet e këtij sondazhi ndjekin paralajmërimin e javës së kaluar se, me gjithë emërimet e fundit të grave në poste të larta në botë, progresi më i gjerë drejt barazisë në politikë dhe fusha të tjera kryesore nuk ka. /Telegrafi/

Exit mobile version