Gjeologët kanë dalë me një tezë të re se shuarja më e madhe masive e specieve në Tokë u shkaktua nga pulset e forta të magmës që bënë që në atmosferë të lëshohen nivelet vdekjeprurëse të gazeve serë.
Në një artikull në revistën shkencore Nature Communications, një grup shkencëtarësh sugjeron se shpërthimi i fuqishëm vullkanik, 252 milion vjet më parë, ka shkatërruar më shumë që 95 për qind të specieve detare dhe 70 për qind të specieve tokësore.
Fundi i periudhës permiane përkon me ndryshimet e shpejta, d.m.th. shfaqjen e aktivitetit vullkanik në Sibiri.
Në rajonin e njohur si kurthi siberian, sasi të mëdha të magmës kanë të qarkulluar nëpër Tokë. Në vend se të shpërthejnë në sipërfaqe, ato u shpërndanë nëpër kore të Tokës, duke krijuar një rrjet të gjerë të shkëmbinjve që shtrihen në më shumë se një milion kilometra katrorë. Magma pastaj është ngurtësuar në mes të shtresave të vjetra të shkëmbinjve sedimentarë, në formacionet gjeologjike të njohura si “pragjet”.
Ngrohja ekstreme nga këto “pragje” ka çuar në ndryshim të përbërjes së strukturës së shkëmbinjve të pasur me karbon. Gjurmë kimike të shkëmbinjve të lashtë tregojnë se në periudhën e zhdukjes masive, temperaturat janë rritur me 8-10 gradë. Supozohet se lava në rrugën e saj ka djegur sasi të mëdha të qymyrit, të karbonateve dhe shkëmbinjve, dhe se për këtë arsye atmosfera ka dërguar sasi të mëdha të gazeve serë, të tilla si metani, dioksidi i karbonit dhe dioksidi i squfurit, që kanë shkaktuar fundin e periudhës gjeologjike të Permës, transmeton Telegrafi.
Michael Benton, profesor i paleontologjisë së kurrizorëve në Universitetin e Bristolit, ka thënë: “Kjo punë është e rëndësishme për shkak të përputhjes së fazës së shpërthimit vullkanik me zhdukjen e specieve”.
“Kurthet siberiane shpërthyen për një milion vjet ose më shumë, por kulmi i zhdukjes ka ndodhur në 50 mijë vite ose më pak. Kjo përkon me episodin e dizajnit të ‘pragjeve’, kur magma ka hyrë në shtresat më të vjetra të shkëmbinjve sedimentarë, rreth vendit të shpërthimit. Është shumë e rëndësishme që kjo përkon me nivelin maksimal të prodhimit të dioksidit të karbonit, që çoi në ngrohjen ekstreme globale”, shtoi Benton.
Zakonisht, për zhdukje masive fajësohen shpërthimet vullkanike, por këto studime kanë vërtetuar se shpërthimet e lavës në sipërfaqen e Tokës ndodhën më herët për të mundur për t’i ditur shkaqet.
Kurthet siberiane të Rusisë, për këtë hulumtim i ka studiuar Seth Burgess – gjeolog në agjencinë shtetërore USS Geological Survey; Samuel Bowring – profesor i gjeologjisë në MIT; dhe James Muirhead – bashkëpunëtor hulumtues në Departamentin e Shkencave për Tokën. /Telegrafi/