Europe Active, zëri kryesor dhe organizata më e madhe jo-fitimprurëse e fitnesit evropian dhe aktivitetit fizik, njofton se të dhënat paraprake të mbledhura nga Universiteti Kin Juan Carlos dhe Universiteti AWRC-Sheffield Hallam kanë zbuluar nivele jashtëzakonisht të ulëta nga rreziku i COVID-19 në qendrat e fitnesit.
Me më shumë se 62 milionë vizita të analizuara në klube evropiane të fitnesit, niveli mesatar i infeksionit qëndron në 0.78 për 100.000 vizita.
Që nga fillimi zyrtar i studimit më 25 shtator, 2020, partnerët e hulumtimit dhe vlerësimit kanë mbledhur të dhëna të bazuara në më shumë se 63 milionë vizita në qendra të fitnesit, me vetëm 487 raste pozitive (të anëtarëve dhe stafit të fitneseve), të raportuara nga operatorë të fitnesit në Gjermani, Francë, Suedi, Belgjikë, Holandë, Spanjë, Portugali, Norvegji, Zvicër, Poloni, Danimarkë, Luksemburg dhe Britani të Madhe.
Studimi SafeACTiVE, i organizuar nga qendra e hulumtimeve e Europe Active, synon të demonstrojë rrezikun relativ të infeksioneve nga COVID-19 në qendrat e fitnesit. Të dhënat e mbledhura kanë për synim zbutjen e shqetësimeve të shëndetit publik të anëtarëve të qendrave të fitnesit. Këto të dhëna konfirmojnë që qendrat e fitnesit janë ambiente të sigurta me një rrezik të ulët të infeksioneve nga COVID-19.
Drejtori i Qendrës së Avancuar të Hulumtimit të Mirëqenies në Universitetin Sheffield Hallam, profesor Rob Copelland deklaroi “Të dhënat nga studimi SafeACTiVE tregojnë se palestrat janë vend i sigurt për të punuar dhe për të ushtruar. Parandalimi i përhapjes së COVID-19 duhet të jetë objektivi ynë kryesor, mirëpo gjithashtu duhet të sigurojmë që komunitetet tona të kenë mbështetje dhe mundësi për të qëndruar aktiv. Ne e dimë se të qenurit fizikisht aktiv mund të na ndihmojë në uljen e ashpërsisë së infeksionit COVID-19 dhe për më tepër të qenurit aktiv mund të na ndihmojë të përballojmë psikologjikisht përballjen me sfidat e një vale të dytë të pandemisë në të gjithë Evropën”.
Për më tepër ai u shpreh “Mbajtja e qendrave të fitnesit të hapura dhe plotësisht funksionale është thelbësore për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e komuniteteve tona. Unë do të shkoja më tej dhe do të sugjeroja qeveritë evropiane të mendojnë se si të rrisin qasjen për qytetarë në aktivitete fizike e jo ta zvogëlojnë atë’’.
Profesori Alfonso Jimenez, kreu i THINK Active nga Europe Active, gjithashtu komentoi “Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që konfirmoj një nivel kaq të ulët të rrezikut në qendrat e fitnesit, duke përforcuar mesazhin se palestra dhe aktiviteti fizik janë pjesë themelore e zgjidhjes së pandemisë COVID-19, duke ndihmuar në forcimin dhe përmirësimin e imunitetit dhe duke ulur rrezikun e marrjes së sëmundjeve virale’’.
Ai shtjelloi metodën kryesore të hulumtimit, e cila “bazohet në një sondazh të realizuar mes operatorëve dhe qendrave të fitnesit në Evropë. Sondazhi bazohet në një seri pyetjesh në lidhje me hapësirat e palestrave të fitneseve dhe rastet pozitive të konfirmuara me COVID-19 të stafit dhe anëtarëve të fitneseve.
Palestrat që marrin pjesë në hulumtim, u kërkohet të sigurojnë informacione mbi vizitat totale javore që nga rihapja dhe duke përdorur të dhënat nga sistemet e tyre të hyrjeve të anëtarëve në palestra. Ne kemi besim se do të arrijmë të publikojmë raportin e plotë gjatë nëntorit 2020, i cili do të përfshijë informacione të hollësishme nga rajoni dhe të gjitha vendet evropiane, duke marr parasysh ndryshimet në normat e infeksioneve’’.
Studimi Safe ACTiVE është bërë i mundur falë mbështetjes bujare të Exerp, ExorLive, Life Fitness, Matrix, Myzone dhe TechnoGym.