Site icon Telegrafi

Studim: Kjo është sfida më e madhe e grave shtatzëna

Sipas një studimi të fundit thuhet se vetëm pak femra provojnë të heqin dorë nga cigarja kur e kuptojnë se janë shtatzënë, ndërsa shumë tjera e fillojnë prapë menjëherë pasi të ketë lindur fëmija.

Këto zbulime padyshim që janë zemër thyese për të gjithë.

Studimi i kryer në Mbretërinë e Bashkuar është publikuar javën e kaluar në Addiction, dhe kishte studiuar mbi 19,000 shtatzëna që e pinë duhanin, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kishin zbuluar se mes femrave që kishin marrë oferta ndihme për ta lënë duhanin, vetëm 13 për qind nga to kishin qenë të afta ta lënë atë, ndërsa 87 për qind tjetër kishin provuar ta linin, por kishin dështuar ose nuk kishin provuar fare.

Ndër ato që kishin menaxhuar ta linin, studimi kishte zbuluar se 43% nga to kishin filluar të pinin prapë brenda gjashtë muajve pas lindjes së fëmijës.

Hulumtimi tregon se çfarëdo mbështetje që po u ofrohet grave shtatzënë për ta lënë duhanin, nuk është duke funksionuar.

Duhet pasur parasysh që duhani është shumë i rrezikshëm gjatë shtatzënisë, pasi që e zvogëlon peshën e të porsalindur dhe sjell komplikime tjera pas lindjes. /Telegrafi/

Exit mobile version