Site icon Telegrafi

Studim: Google e ndryshon trurin tonë

Kjo ndodhë sepse Google është bërë pjesë e përditshme e njerëzve, thotë një studim i ri, i cili thotë se motori më i madh i kërkimit në botë ndikon në trurin e njeriut.

Ose, për ta thënë më saktë, Google – dhe interneti – po e ndryshojnë mënyrën se si truri ynë  zgjedh për të kujtuar.



Në një studim të quajtur "Efekti Google", i realizuar nga një ekip i udhëhequr nga psikologu Betsy Sparrow nga Columbia University, thuhet se ne kemi më pak gjasa për të kujtuar informacionet, kur ne e dimë se ku mund t’i gjejmë ato.



Gjetjet e raportit, të botuara në numrin e sotëm, nuk dëshmojnë veçanërisht se Google (dhe makinat tjera të kërkimit) janë duke e bërë shoqërinë moderne më pak inteligjente, siç kanë pretenduar disa.

Përkundrazi, Sparrow thotë se, ne ende jemi plotësisht të aftë për të kujtuar gjëra që kanë rëndësi, madje edhe ato gjëra që nuk gjenden lehtësisht online. / Telegrafi /
 

Exit mobile version