Site icon Telegrafi

STUDIM: Adoleshentët më pak të interesuar për seks se dikur?

Sipas disa studimeve që janë publikuar dje, thuhet se adoleshentët nuk janë edhe aq të interesuar për seks si dikur.

Këto analiza kanë ardhur nga anketimi vjetor i Youth Risks Behaviors, që thuhet se 41 për qind e 16,000 studentëve të shkollës së mesme të anketuar në vitin 2015 kanë thënë se kanë bërë seks më herët, krahasuar me 47 për qind të adoleshentëve të dekadës së kaluar, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, 43 për qind e djemve të anketuar kanë thënë se kanë bërë seks, ndërsa vetëm 39 për qind e vajzave e kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Bill Albert, zyrtar i National Campaign to Prevent Teen and Unplanned Pregnancy ka thënë se kjo mund të jetë për shkak se adoleshentët e ditëve të sotme janë më të interesuar në shkëmbimin normal të mesazheve sesa në shkëmbimin e mesazheve “seksi”.

Nuk ka ndonjë arsye të qartë se përse adoleshentët janë gjashtë për qind më pak të interesuar në seks, por një nga sugjerimet thotë se kjo është rezultat i një kulture ku bisedimi hapur rreth seksit është bërë normë.

Kjo është një gjë e mirë, pasi të gjithë duhet të flasim më hapur për seksin, pavarësisht se thyerja e tabusë së seksit po kushton në mos interesim për seks. /Telegrafi/

Exit mobile version