Telegrafi

Studentja zmbrapsi plaçkitësin e armatosur duke shfrytëzuar aftësitë nga artet marciale (Video)

Lorrana Braga shfrytëzoi aftësitë nga artet marciale, që të zmbrapsë një plaçkitës të armatosur, që e sulmoi gjatë një mesdite në Brazilia të Brazilit.

Megjithëse iu drejtua arma e zjarrit, 23-vjeçarja mendoi se është lodër, andaj kundërshtoi t’ia japë telefonin dhe mbajti çantën pranë, transmeton Telegrafi.

Pasi ai nuk po largohej, studentja shfrytëzoi teknikat që i kishte mësuar teksa stërvitej për Morganti Jiu-Jitso, që është një art marcial që kombinon Jiu Jitso, karate dhe xhudo. I befasuar me kundërvënien e saj, sulmuesi uli armën dhe nisi të ikte me vrap.

“Kurrë më parë nuk më është drejtuar ndonjë armë, andaj nuk dija si duket. Mendova se ishte imitim dhe nisa ta sulmoja fizikisht, pasi nuk doja t’ia jepja telefonin” ka thënë Braga.

Veprimi saj është kritikuar nga policia, me pretendimin se ‘sapo të drejtohet arma duhet të dorëzohesh dhe të japësh gjithçka, pasi asgjë nuk krahasohet me jetën’.

Raportohet se ajo e kishte mësuar këtë teknikë marciale, derisa është stërvitur për një vit e gjysmë, ndërsa aftësitë iu ‘aktivizuan’ sapo ndjeu se ishte në rrezik. /Telegrafi/