Site icon Telegrafi

Studentja shefe e stacionit policor në rajonin famëkeq të Meksikës

Të hënën për shefen e re të policisë ka qenë dita e parë e punës. Natyrisht, nuk ishte aspak e letë për të. E presin shumë punë, aspak të lehta. Ende nuk është zgjidhur rasti i vrasjes së ish kryetarit të qytetit Jesus Manuel Lara Rodriguez, i cili u vra në qershor pasi që mori disa kërcënime me vdekje nga narko-bandat të cilat kontrollojnë rajonin.

Nuk është thjeshtë të jesh njëri prej 10.000 banorëve të qytetit Guadalupe, e aq më pak shef i policisë. Shefja e re e policisë, megjithatë thotë se nuk është në përgjegjësinë e saj lufta kundër narko-karteleve, por ajo është punë e agjencive tjera për ruajtjen e rendit. /Telegrafi/

Exit mobile version