Janë publikuar disa pamje dramatike në të cilat thuhet se shihet një studente që refuzon tua jap disa hajnave çantën e saj, edhe pse ata i vunë një armë në kokën e saj.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Noxolo Ntusi, 26 vjeçe, e cila po ecte në një rrugë të qetë në Johanesburg, Afrikë e Jugut, kur sulmuesit e saj dolën nga një makinë dhe u drejtuan drejt saj.
Ata kërkuan që ajo t’u jepte çantën e saj duke e ndjekur në rrugë. Por, edhe siç mund të shihet, ajo refuzoi të vepronte siç i kërkuan asaj, duke rezistuar me gjithë fuqinë e saj.
Dhe arsyeja kryesore pse ajo kishte rezistuar aq shumë, nuk është se kishte shumë para.
Bëhet fjalë për një çantë në të cilën ajo mbante tezën e magjistraturës në zoologji molekulare në një hard drive dhe humbja e saj do të thoshte se do të duhej zgjatje e përfundimit të saj vitin e ardhshëm. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=sPwGsZERY4E