Në Universitetin Dongguan të Kinës, një studente që është zënë duke e përdorur celularin gjatë ligjëratës, është detyruar nga profesori ta përplaste në dysheme.
Ligjëruesi i lëndës së Ekonomisë, i njohur vetëm si Jiang, e ka detyruar ta hedh celularin ose të ballafaqohej me problemet e marrjes së notës, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, Jiang nuk e ka ditur se i tërë procesi po regjistrohet nga një student tjetër.
Në videon e xhiruar, klasa mbante qetësi, teksa vajza e përplaste telefonin derisa thyhet.
Zyrtarët e universitetit, e kanë konsideruar këtë veprim si të tepruar dhe i kanë kërkuar profesorit ta dëmin.