Një studente indiane i medicinës është kurorëzuar “Miss Bota 2017” në Kinë, duke e bërë vendin e saj kombin më të suksesshëm në historinë e paraqitjes në këtë spektakël së bashku me Venezuelën, shtet me të cilin numërojnë tashmë një numër të njëjtë fitoresh.
Manushi Chhillar u bë fituesja e gjashtë e Indisë në shfaqjen prestigjioze, duke ndjekur gjurmët e aktores së suksesshme Bollywood Priyanka Chopra dhe Aishwarya Rai, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.
Fitimi i Chhillar-it do të thotë që India dhe Venezuela kanë fituar të dyja garat gjashtë herë në radhët e historisë së 67 viteve.
|
Fituesja 20-vjeçare e spektaklit të bukurisë është një balerinë klasike indiane e cila u paraqit në mënyrën më të mirë të mundshme.
Faqja e internetit të spektaklit “Miss Bota” gjithashtu thotë se shpreson të hapë një zinxhir të spitaleve jofitimprurëse në zonat rurale, me çka tregon që spektakli ka transmetuar edhe qëllimin dhe anën e tij sociale.
Pas suksesit të saj, 20-vjeçarja shkroi një status në rrjetin social Twitter: “Faleminderit të gjithë, për dashurinë tuaj të vazhdueshme, për mbështetjen. Kjo është për Indinë”.
Ajo është mjaft e përfolur në media në Indi, dhe kjo për shkas të statuseve të saj të shpeshta në këtë rrjet social.
Ndër ata që do të dalin dhe ta përgëzojnë atë, janë Manohar Lal Khattar – ministri i shtetit të saj në Haryana.
Ajo u shpall fituese dhe pranoi kurorën nga fituesja e para një viti, Stephanie del Valle të Puerto Rico, në ceremoninë në qytetin bregdetar kinez të Sanyas.
Stephanie Hill nga Britania e Madhe dhe Andrea Meza e Meksikës u renditen si përcjellësja e parë dhe e dytë e Miss-it.
Ishte hera e pestë në 10 vitet e fundit që Kina ka mbajtur ka organizuar spektaklin e bukurisë më të madh në botë.
Disa vite më përpara, spektakli u mbajt në Sanya, dhe pati polemika shpërthyese pasi zyrtarët në Hong Kong ndaluan “Miss Kanadën”, Anastasia Lin, që të hipte në avion për në ishullin Hainan të Kinës, duke i mohuar asaj vizës.
Dhe vitin e kaluar, Lin thuhet se u detyrua të mos flasë rreth abuzimeve të të drejtave të njeriut që iu bënë asaj nga shefat e spektaklit në Kinë.
Ajo nuk konkurroi në ngjarjen e këtij viti, dhe Kina u përfaqësua nga studentja e shkollës së mesme, Cynthia Menard. /Telegrafi/
Në vazhdim, lista me shtetet që kanë triumfuar më së shumti ndër vite në spektaklin “Miss Bota”:
India: 1966, 1994, 1997, 1999, 2000, 2017
Venezuela: 1955, 1981, 1984, 1991, 1995, 2011
Mbretëria e Bashkuar: 1961, 1964, 1965, 1974, 1983
Afrika e Jugut: 1958, 1974, 2014
Shtetet e Bashkuara të Amerikës: 1973, 1990, 2010
Islanda: 1985, 1988, 2005
Xhamajka: 1963, 1976, 1993
Suedia: 1951, 1952, 1977
Porto Riko: 1975, 2016
Kina: 2007, 2012
Rusia: 1992, 2008
Peruja: 1967, 2004
Austria: 1969, 1987
Gjermania: 1956, 1980
Argjentina: 1960, 1978
Australia: 1968, 1972
Holanda: 1959, 1962
Spanja: 2015
Filipinet: 2013
Gjibraltari: 2009
Republika Çeke: 2006
Irlanda: 2003
Turqia: 2002
Nigeria: 2001
Izraeli: 1998
Greqia: 1996
Polonia: 1989
Trinidad dhe Tobago: 1986
Republika Dominikane: 1982
Guami: 1980
Bermuda: 1979
Brazili: 1971
Finlanda: 1957
Egjipti: 1954
Franca: 1953