Telegrafi

Studentja flinte gjatë ligjëratës, profesori e zgjon duke e “kafshuar” (Video)

Profesori i paemëruar e që nuk dihet prej nga vjen, e ka përdorur një teknikë bizare për ta zgjuar studenten që flinte gjatë ligjëratës.

Videoja e realizuar gjatë vitit të kaluar, por që është përhapur që tani, e tregon atë teksa afrohet te ajo me gojë të hapur, transmeton Telegrafi. Me t’i kapur bishtalecin me dhëmbë, ai ia ngre lartë dhe studentja zgjohet e frikësuar.

“Gjëja më e keqe do ishte fytyra e profesorit sapo zgjohem nga gjumi”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/