Një studente super-obeze ka arritur të shndërrohet në një modele që pozon me bikine dhe të brendshme, pasi që ka humbur gjysmën e peshës që kishte dikur dhe këtë gjë e ka arritur duke ngrënë me lugë të çajit.
Mathilde Broberg 21-vjeçe nga Aarhus i Danimarkës, dikur konsumonte ushqim dhe ëmbëlsira pa kontroll dhe kështu arriti peshën prej 126 kilogramëve, transmeton Telegrafi.
Por ideja për të hequr dorë nga ushqimi i yndyrshëm dhe çokollatat, filloi kur derisa po argëtohej me miqtë e saj në një park lojërash asaj iu ndalua të futet në një tren për shkak të mbipeshës.
Prej atij momenti ajo filloi t’i nënshtrohet dietave strikte, duke hequr dorë nga bonbonet, çokollatat, buka dhe specialitete e yndyrshme, dhe pas katër viteve u shndërrua në një person krejt tjetër.
Por ajo këtë sukses ia atribuon këshillës që të hajë me lugë të çajit, dhe pas këmbëngulësisë ka arritur të bie në 57 kilogramë.
Broberg nuk u ndal me kaq pasi filloi të ushtrojë vazhdimisht në palestër, duke krijuar linja të përkryera trupore që edhe i mundësuan asaj të fitojë një punë të re si modele e bikineve dhe të brendshmëve. /Telegrafi/