Studentja Victoria Strauss, 23-vjeçe nga shteti amerikan i Ohios, në mënyrë të çuditshme ka humbur jetën në një garazh të qytetit.
Në fakt, kësaj vajze i kishte ngecur koka në mes të derës së veturës, dhe shtëpizës ku duhej të paguante biletën e parkimit, transmeton Telegrafi.
Ajo ndërroi jetë pasi i ra kartela e bankës me të cilën deshi të paguaj parkingun. Ishte gjunjëzuar për ta marrë, dhe rastësisht kishte shtypur pedalin e gazit.
FATAL ACCIDENT:
1/18/21@11:37pm-23yo Victoria Strauss was exiting the parking garage at 45 Vine St.
While attempting to pay for her parking, she dropped her card. She tried to retrieve her card by opening her door & leaning out to pick it up. She inadvertently accelerated… pic.twitter.com/rTcaMc9QvJ
— Columbus Division of Police (@ColumbusPolice) January 19, 2021
Koka i kishte ngecur mes veturës dhe shtëpisë për pagesa të parkingut. E rojtari që e kishte gjetur disa orë më vonë, thotë se ishte tepër vonë për ta shpëtuar.
Mjekët e kishin shpallur të vdekur në vendin e ngjarjes.
“Kishte hapur derën e veturës duke tentuar të kap kartelën e bankës, me të cilën planifikonte të paguante parkingun. Por rastësisht shtypi pedalin e gazit dhe u përplas me shtëpizën ku duhej të kryente pagesën”, ka njoftuar policia lokale. /Telegrafi/