Site icon Telegrafi

Studentja 22-vjeçe dikur vuante nga mbipesha, por tani që ka humbur 40 kilogramë po i habit të gjithë me linjat trupore (Foto/Video)

Një vajzë e re ka habitur të gjithë me transformimin e saj, pasi arriti të humb 40 kilogramë.

22-vjeçarja Kayla studente e infermierisë në Kanada, thotë se llogaria e saj në Instagram ka më shumë se 7.500 ndjekës, dhe se këtë gjë e ka arritur duke postuar fotografi të procesit të dobësimit, transmeton Telegrafi.

Postimet e saj kanë fituar mijëra pëlqime, pasi poston fotografi të kohës kur ishte 118 kilogramë dhe tani që ka rënë në 78.

Lexo po ashtu Studentja daneze që dikur kishte 126 kilogramë, është bërë modele pasi humbi 70 kilogramë (Foto)

“Gjithmonë i kam thënë vetes, ‘Nëse dëshiron të dukesh më bukur, duhet të humbësh disa kilogramë’ ose ’A mund ta besoni sa e bukur do të dukeshit’”, ka shkruar Kayla në një nga postimet e saj.

Ajo ka realizuar edhe një video në të cilën dokumenton se si brenda viteve kishte humbur kilogramët e tepërt, dhe beson kjo video ka shërbyer si model për shumë femra tjera që vuajnë nga mbipesha. /Telegrafi/

Exit mobile version