Arman Premjee, student nga Kalifornia, ishte akuzuar se kishte përdhunuar një studente të Universitetit të Kalifornisë Jugore më 1 prill.
Ndjekësit penal kishin thënë që vajza e paemëruar kishte qenë tejet e dehur për ta miratuar aktin.
Por, videot e sigurimit shfaqin vajzën teksa e merr me vete djaloshin nga klubi i natës “Banditos Taco & Tequila” në Los Angeles, ku edhe ishin takuar.
Jashtë klubit të natës, ajo shihet duke bërë gjeste seksuale para një shoqes, prapa shpinës së Premjee-s.
Kamerat në konviktin e saj po ashtu kishin zënë vajzën duke e futur Premjee-n brenda.
Gjykatësi hodhi poshtë rastin duke thënë që dukej se vajza ishte iniciatorja e atij akti.