Site icon Telegrafi

Studenti zgjohet në kabinën e kranit 46 metra lartë mbi tokë

Studenti 28-vjeçar Stefan Hohenwart u ka thënë policëve se nuk e kishte as idenë më të vogël se ishte ngjitur atje, pasi që punëtorët e ndërtimtarisë lajmëruan policinë në qytetin e Grazit.

Policët kanë thënë se ai është dërguar në shtëpi dhe nuk do të paditet pasi që nuk ka shkaktuar asnjë dëm.

"Punëtorët e ndërtimtarisë erdhën për të filluar punën në mëngjes dhe vozitësi i kranit u befasua kur u ngjit dhe pa studentin duke gërhitur në kabinën e tij”, ka thënë një zëdhënës i policisë lokale.

"Kur policët tonë u ngjitën dhe lëshuan mashkullin poshtë ai përbente se nuk e kishte as idenë më të vogël se si ishte ngjitur atje dhe i kujtohej vetëm se si kishte lënë pijetoren dhe se ndihej shumë i lodhur", ka shtuar zëdhënësi.

Exit mobile version