Telegrafi

Studenti vazhdimisht e sulmon, edhe pse profesori tenton që me çdo kusht t’i shmanget konfliktit (Video)

Momenti tronditës kur një student nis një sulm ndaj profesorit të tij është kapur nga kamerat.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një student i cili është emëruar në internet dhe në të gjithë mediat sociale si Gideon Yapp, ishte bërë nervoz me mësuesin e shkollës së mesme Eastside në Lancaster të Kalifornisë, të cilin ai e quajti ‘Dr Hsu’ gjatë klipit.

Ndërkaq të dhënat e shkollës tregojnë se ka një Franklin Hsu në shkollë që mëson fizikën.

Videoja fillon kur nxënësi dëgjohet duke bërtitur: ‘Unë pushova së foluri’.

Pastaj studenti në mënyrë agresive përballet me profesorin.

E profesori i cili në mënyrë të qartë përpiqet të shmang konfliktin ecë në drejtim të ulëses së tij për të vazhduar me mësimin, duke i thënë nxënësit: ‘Mirë, shkoni uluni’.

Por kjo e zemëron studentin deri në pikën që ai fillon një sulm tjetër verbal. /Telegrafi/