Momenti tronditës kur një student nis një sulm ndaj profesorit të tij është kapur nga kamerat.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një student i cili është emëruar në internet dhe në të gjithë mediat sociale si Gideon Yapp, ishte bërë nervoz me mësuesin e shkollës së mesme Eastside në Lancaster të Kalifornisë, të cilin ai e quajti ‘Dr Hsu’ gjatë klipit.
Ndërkaq të dhënat e shkollës tregojnë se ka një Franklin Hsu në shkollë që mëson fizikën.
Videoja fillon kur nxënësi dëgjohet duke bërtitur: ‘Unë pushova së foluri’.
Pastaj studenti në mënyrë agresive përballet me profesorin.
E profesori i cili në mënyrë të qartë përpiqet të shmang konfliktin ecë në drejtim të ulëses së tij për të vazhduar me mësimin, duke i thënë nxënësit: ‘Mirë, shkoni uluni’.
Por kjo e zemëron studentin deri në pikën që ai fillon një sulm tjetër verbal. /Telegrafi/