Site icon Telegrafi

Studenti turk e dhunon fizikisht të dashurën e tij nga Shkupi

Në sheshin e qytetit në Shtip, mbrëmë rreth orës 23:00, pas takimit të tyre paraprak, A.A. (23) nga Turqia, student me qëndrim të përkohshëm në Shtip dhe e dashura e tij 20 vjeçare nga Shkupi, studente me qëndrim të përkohshëm në Shtip, së bashku kanë shkuar në shtëpinë e tij ku edhe ka ndodhur ngjarja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kur kanë hyrë brenda, ai menjëherë e ka mbyllur derën e dhomës, e ka fshehur çelësin dhe ka filluar ta ofendojë, ta kërcënojë dhe ta rrahë. Megjithatë vajza ka arritur t’i shkruajë një letër në telefon shoqes së saj se ku gjendet, ku më pas shoqja e ka thirrë edhe policinë.

Policia e ka gjetur vajzën në dhomën e studentit turk dhe e ka transferuar në spital ku edhe i janë konstatuar lëndime trupore, kurse ai është arrestuar. /Telegrafi/

Exit mobile version