Site icon Telegrafi

Studenti sllovak me fjongo ukrainase në xhaketë refuzon të shtrëngojë duart me presidentin

Një student sllovak që mori një çmim në pallatin presidencial për pjesëmarrjen në një konkurs matematike, ka refuzuar të shtrëngojë duart me presidentin sllovak Peter Pellegrini.

Studenti, Simon Omaník, u nderua me një medalje bronzi në Olimpiadën e Matematikës së Evropës Qendrore nga Ministri i Arsimit, Tomáš Drucker, transmeton Telegrafi.

Kur ministri sugjeroi që Omaník t’i jepte dorën presidentit Pellegrini, i cili qëndronte pranë tij, studenti nuk pranoi – edhe pse presidenti e kishte zgjatur tashmë dorën.

Pas momentit të vështirë, Omaník, Drucker dhe Pellegrini pozuan së bashku për një foto në grup, transmeton Telegrafi.

Asnjë shpjegim i detajuar nuk është dhënë nga mediat sllovake se përse Omaník, i cili ndjek vijon mësimin në një shkollë të mesme në Bratislavë, refuzoi t’i jepte dorën Pellegrinit.

Megjithatë, një fjongo e madhe me ngjyrat e flamurit të Ukrainës mund të shihet në xhaketën e studentit. /Telegrafi/

Exit mobile version