Site icon Telegrafi

Studenti raporton nënën në polici për torturë

Policia ka shkuar me nguti për të shpëtuar 22-vjeçarin Lukasz Zapalowski, kur ai ka thirrur numrin 999 duke pohuar se ishte viktimë e torturës në shtëpinë e tij në Varshavë.

Por kur ata arritën aty nëna e tij e inatosur u ka thënë policëve se e vetmja gjë që i kishte thënë ishte të bëj dush një herë në javë, të pastrojë dhomën e tij dhe t’i ndihmojë në pagesën e qirasë.

Tani studenti “i frikësuar nga sapuni” është duke u përballur me më shumë mundime, pasi që detektivët policorë po e marrin në pyetje për humbjen e kohës së tyre.

Exit mobile version