Site icon Telegrafi

Studenti nga Harvardi, Gerson Cornejo ka përzgjedhur UBT-në për një internship

UBT është bërë vendi ideal për studentët ndërkombëtarë për të ardhur edhe për studime dhe për punë praktike. Gerson Cornejo nga Peruja ka ardhur në UBT për të kryer një përvojë praktike përmes Qendrës për Zhvillim Ndërkombëtar.

Ai studion master për Zhvillim Ndërkombëtar në Universitetin e Harvardit. Përshtypjet e tij për UBT dhe për Kosovën në përgjithësi janë të mira dhe mendon që të vijë prapë dhe t’ia rekomandojë miqve të tij.

“Do të jenë disa studentë që me shumë siguri do të vijnë këtu vitin e ardhshëm, unë padyshim kur të kthehem në Harvard do të flasë për eksperiencën time këtu. Jam i sigurt që do të mbajë kontakt me miqtë e mi këtu, kështu që po sigurisht! Mendoj që me shumë gjasa edhe unë gjithashtu do të vijë prapë këtu një ditë”, është shprehur Cornejo.

Përmes partneriteteve të shumta me institucionet më prestigjioze të arsimit në Evropë dhe Amerikë, UBT synon t’i mundësojë të rinjve shkëmbim studentor dhe përvoja unike për të fituar një këndvështrim dhe përjetim të paharrueshëm.

Exit mobile version