Telegrafi

Studenti mundohet t’i lë përshtypje të dashurës, kërcen nga ndërtesa

Në ditët e heronjve të kinemasë siç janë Spider Man dhe Iron Man, nuk është çdoherë aq e lehtë t’i lësh përshtypje një vajze, shkruan The Independent.

Nganjëherë ju duhet t’i zbuloni fuqitë e veçanta, siç është kërcimi nga ndërtesa, transmeton KosovaPress.

Kjo të paktën duket të ketë qenë ajo që ka menduar studenti i Pittsburgh-ut, i cili u mundua t’i lë përshtypje të dashurës në takim duke kërcyer nga një çati me ç’ rast edhe përfundoi i bllokuar mes dy ndërtesave.