Coronavirusi i ka marrë jetën një 21-vjeçari në Shqipëri.
Siç shkruajnë mediat shqiptare, viktima është Emiljano Tola, student i mjekësisë.
Me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, astmatik, Tola pasi ishte infektuar u shtrua në spital ku qëndroi për 10 ditë por nuk mundi që të mposhte sëmundjen duke ndërruar jetë.
Mesazhet prekëse kanë qenë të shumta, ndërsa Fakulteti i Mjekësisë shkruan se ishte student i shkëlqyer.
“Nje rrugetim i nderprere ne gjysme! Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme.
Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe. U prehsh ne paqe!” shkruan Fakulteti i Mjekësisë.