Studenti Bleron Veliu, i cili ndjek studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Tetovës, sot është ftuar për bisedë informative nga Policia e Tetovës.
Pas marrjes në pyetje, ai tha se arsyeja ka qenë se profesoresha Besiana Mehmedi e ka akuzuar për incizim pa leje dhe publikim në Youtube të audio-incizimit, në të cilin dëgjohej përplasja verbale e profesoreshës Mehmedi me studentët e saj.
Studenti Bleron Veliu, i cili është me shtetësi nga Kosova, pas marrjes së pyetje deklaroi se ai nuk e ka bërë atë incizim dhe nuk e di se kush e ka publikuar.
“Profesoresha Besiana më ka akuzuar mua se më datë 21 mars 2022 e kam incizuar unë dhe në të njëjtën datë e kam bërë publikimin në Youtube. Kjo nuk është e vërtetë. Unë nuk e kam incizuar dhe nuk e di se kush e ka bërë atë publikim”, tha Veliu.
Ndryshe, para disa ditësh studentët e muzikës në Universitetin e Tetovës, organizuan edhe protesta duke kërkuar dorëheqjen e profesoreshës Besiana Mehmedi./Telegrafi/