Telegrafi

Studenti krijon fshesën më të vogël në botë, shënon rekord botëror

Tapala Nadamuni, një studente indiane, ka krijuar fshesën më të vogël në botë duke ripërdorur një stilolaps, veprim ky i cili ka shënuar rekord të ri botëror Guiness.

Shpikja krijuese është vetëm 6 centimetra e gjatë.

Nadamuni shpenzoi rreth 238 dollarë në transformimin e stilolapsit në një fshesë plotësisht funksionale, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se pajisja ka fuqi të mjaftueshme për të mbledhur grimca pluhuri.

Sipas Guinness, kjo nuk është përpjekja e parë e Nadamunit për të shënuar rekord.

Në vitin 2020, ai ishte fituesi i së njëjtës kategori pasi krijoi një fshesë me korrent 1.7 cenimetra të gjatë.

Megjithatë, shpikja e fundit e Nadamuni ka rifituar titullin, duke forcuar pozicionin e tij si një pionier në fushën e inxhinierisë miniaturë. /Telegrafi/