Daniel Sanchez ka bërë një “selfie” ku shihet një shtatzënë e zhveshur, që është në pritje të lindjes së foshnjës.
“Grua, kryeje lindjen, por më parë më duhet të bëj një selfie” ka shkruar Sanchez përbri fotografisë që e ka realizuar në një spital në Venezuelë, ku ishte duke kryer orët e praktikës, transmeton Telegrafi.
Mbi pesëmijë njerëz kanë reaguar ashpër lidhur me këtë postim, duke kërkuar të ngrihen hetime lidhur me rastin.
Autoritetet në Fakultetin e Mjekësisë, janë duke e shqyrtuar mundësinë që studenti Sanchez që është në vitin e fundit të studimeve, të suspendohet dhe të mos i jepet diploma. /Telegrafi/