Në qytetin suedez Lund 14 gra kanë paraqitur “Romeon” e vetmuar i cili i kishte puthur ato në rrugë. Tri viktimat tjera ai i kishte puthur në Malmö.
Të gjitha i ka puthur me mashtrimin e njëjtë. I ka pyetur për këshilla se kah të shkojë për t’i blerë nipit tij dhjetëvjeçar një dhuratë. Pasi që ka marrë përgjigjen, i ka përqafuar dhe i ka puthur në faqe. Pos kësaj u ka nuhatur edhe tek veshi.
Shpërthimet e ndjeshmërisë së tij kanë filluar në muajin mars të vitit të kaluar. Ato kanë vazhduar edhe gjatë shkurtit të këtij viti pasi që ka takuar viktima të reja.
Policia e ka arrestuar pasi që e kanë identifikuar në universitetin e Lundit. Kanë thirrur tri gra që e kanë njohur. Studenti është mbrojtur se në kulturën e tij është normale të puth gratë në faqe, por nuk ka sqaruar pse u ka nuhatur në vesh.