Telegrafi

Studentët vizitojnë Rezidencën Dukagjini, shembullin e zhvillimit të ndërtimtarisë (Video)

Në Dukagjini Rezidence, kompania Heinze Group është duke punuar me një material të avancuar. Gjatë ditës së sotme studentët e Universitetit të Prishtinës dhe kolegjit UBT zhvilluan një vizitë për të parë nga afër punimet me këtë material, ndërkaq u tha se materiali cobiax është një material që përmban shumë benefite.

Studentët të fakulteteve private e publike vizituan Rezidencën Dukagjini.  Mentor Binakaj nga kompania Heinze Group, tregoi për materialet e avancuara që po përdoren për ndërtimin e kësaj rezidence në kryeqytet.

“Qëllimi i sistemit cobiax është për të reduktuar sasinë e betonit, peshën totale të objektit, armaturë, kohën e ndërtimit dhe koston e objektit. Prodhimi i sistemit cobiax bëhet në Rugovë ku është fabrika që furnizon tregun ndërkombëtarë”, tha Mentor Binakaj për RTV Dukagjinin.

Studenti Leotrim Januzaj, ndjehet me fat që është duke zhvilluar praktikën me materiale të tilla.

“Kam ardhur në objektin e “Dukagjinit” ta mbajë praktikën. Fati i mirë për mua është që kam qëlluar me inxhinierë të besueshëm. Kam para shumë dhe kam mësuar”, shprehet studenti Leotrim Januzaj, përcjell Telegrafi.

Profesoresha e konstruksioneve arkitektonike dhe mbështjellësit e objekteve Violeta Nushi, tha se Dukagjin Rezidence është shembull i zhvillimit të ndërtimtarisë.

“Studentët tonë shohin shumë prej pozicioneve. Pamë disa prej modeleve të fasadave që janë të vendosura me shumë rregull dhe hijeshi do të thoja”, shprehet profesoresha Violeta Nushi.

Prodekani Vistar Krelani, thotë së për studentët e ndërtimtarisë dhe arkitekturës është shumë e rëndësishme që t’i shohin nga afër punimet me këtë material.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme për ta, pasi është një sistem shumë modern që po aplikohet. Ne studentëve tonë dëshirojmë t’iu tregojmë për inovacionet që ekzistojnë”, deklaroi Visar Krelani.

Edhe studentët ishin të vetëdijshëm që ky material, është i pari që përdoret në vendin tonë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/