Telegrafi

Studentët vijojnë protestën, mblidhen sërish para Kryeministrisë

Studentët e universiteteve publike të Tiranës, por edhe nga rrethet e tjera të vendit ndodhen sot në ditën e 12 të protestës, ende të pa lëkundur përpara qëllimit të tyre për plotësimin e tetë kërkesave nga kryeministri Rama pa dialog.

Burime nga mediat raportojnë se studentët do të mblidhen në orën 11:00 para Kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar protestë masive të hënën me pjesëmarrjen edhe të qytetarëve. Ndërkohë ditën e djeshme studentët e fakultetit Ekonomik kërkuan dorëheqjen e dekanit Dhori Kule me pretendimin se nuk i ka pritur në takim për të diskutuar problematikat.

Sakaq, kryeministri Edi Rama nëpërmjet deklaratave për mediat apo dhe postimeve në rrjetet sociale nuk lëshon pe, duke i bërë të ditur studentëve se kërkesat e tyre do të zgjidhen vetëm përmes dialogut. /Telegrafi/