Site icon Telegrafi

Studentët “varrosen” të gjallë për ta çmuar jetën më shumë

Studentët shkruan testamentin dhe u veshën për varrim. Pas kësaj u futën nëpër arkivole, të cilat pastaj u futën nën dërrasat e dyshemesë, ku kaluan dhjetë minuta.

“Edhe pse kaluan vetëm 10 minuta nëpër arkivole, efekti ishte i ngjashëm si me vdekjen e vërtetë”, tha profesori Qiu Duaneng.

“Kur dola nga arkivoli, ndjehesha sikur të isha rilindur. Tash vërtetë e di se çdo sekondë e jetës është shumë e rëndësishme dhe shumë me vlerë”, tha studentja Xiao Lin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version