Telegrafi

Studentët u larguan me shpejtësi, nga ndërtesa që papritmas u përfshi nga flakët

Zjarri që përfshiu gjatë mesnatës një ndërtesë në Bolton të Anglisë, detyroi studentët që jetonin aty të largoheshin me shpejtësi.

Njësitet e zjarrfikësve kanë arritur me shpejtësi, për të shuar flakët që përhapeshin me shpejtësi nëpër mbështjellësin që ishte vendosur për ta izoluar ndërtesën, transmeton Telegrafi.

Megjithëse u shkaktua shumë panik, nuk ka ndonjë të lënduar, derisa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ky sistem i izolimit të ndërtesave, ka shkaktuar debate të mëdha dhe është kërkuar të largohet, pas tragjedisë së para dy viteve në një ndërtesë në Londër.

Për shkak të përfshirjes nga flakët të fasadës izoluese, 72 persona kanë mbetur të vdekur në Grenfell Tower. /Telegrafi/