Telegrafi

Studentët: Skender Beqa profesor edhe në Prishtinë edhe në Gjakovë

Parlamenti Studentor i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” shprehen të shqetësuar në lidhje me punësimet e profesorëve në këtë fakultet.

Sipas tyre, në këtë Universitet vazhdimisht po shkelen rregullore e statutin e Universitetit.

“Në Universitetin tonë ka profesorë që punojnë si të rregullt në dy Universitete të Kosovës, e që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi. Skender Beqa është profesor në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Gjakovës ‘Fehmi Agani’ si i rregullt, gjithashtu edhe në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina’”, thuhet në një njoftim të këtij Parlamenti Studentor.

Ata këtë e faktojnë me fakte se emrat e këtij profesori në webfaqen e dy Universiteteve.

“Ky fakt që neve si shoqëri po na shqetëson është me të vërtetë i dhimbshëm, ngase ka mjaft kuadro të arsimuar të llojit të tillë që janë të papunë, ndërsa profesorë që kanë ndikime në Universitet apo te kushdo qoftë i zënë vendet. Kjo sfidë na pret edhe neve si të rinj të këtij shteti, ne s’po shohim asgjë mirë që të marrim edukatë nga ata që na edukojnë, ndoshta kemi një edukatë të përkryer, e kur është mundësia të i japim një të riu atë që e posedojmë, neve na ndalohet”, thuhet në njoftim.