Studentët në Shqipëri pritet që serish t’i rikthehen protestave.
Ndryshe nga e mërkura që zgjodhën ndërtesën e Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë për të protestuar, ata do të marshojnë sot përpara Parlamentit të Shqipërisë.
Duket se vendimet e fundit të qeverisë nuk mundën të shuajnë protestat e studentëve. /Telegrafi/