Organizata Studentore “Reforma” dhe studentë të Fakultetit të Arteve kanë kundërshtuar sot vendimin e para disa ditëve të Këshillit Drejtues të UP-së për uljen e vlerës së bursës studentore.
Ata kërkuan që të mos ulet vlera e bursës studentore, e cila me një vendim të Këshillit drejtues të UP-së nga 600 është zbritur në 500 euro.
Me këtë rast, studentët e Fakultetit të Arteve të Bukura të UP-së përmes këngës shprehën protestën e tyre kundër uljes së bursës studentore.
Ndryshe, ditë më parë rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë se ka disponim që ky vendim të rishikohet dhe të vendoset në favor të studentëve. /Telegrafi/