Site icon Telegrafi

Studentët pejanë kërkojnë uljen e çmimit të biletave

Çmimet e larta nga operatorët e transportit në rajonin e Dukagjinit u nxjerrin telashe studentëve pejanë.

Ata që studiojnë në Prishtinë, kanë kërkuar bileta me çmime më të ulëta. Madje konsiderojnë se në rajonin e Dukagjinit janë çmimet më të larta në Kosovë. Ata konsiderojnë se tashti ka edhe rënie të çmimit të karburanteve që do të duhej të reflektoheshin edhe në ulje të çmimit të biletave, shkruan sot Koha Ditore.

Studenti nga fshati Kotradiq i Pejës, Veton Dervishaj, që studion në Fakultetin Ekonomik të UP-së, nuk e di arsyen pse studentët nga Peja duhet të paguajnë çmim më të lartë të biletave të autobusëve sesa kolegët e tyre nga komunat e tjera?

“E para, ulja e çmimit të naftës në treg nuk ka reflektuar në çmimet e biletave. Ndërsa edhe pa këto lëvizje të çmimeve të naftës, biletat e transportuesve të Pejës janë më të larta se të atyre nga pjesët e tjera të vendit”, ankohet Dervishaj. /Telegrafi/

Exit mobile version