Site icon Telegrafi

Studentët pastrojnë ambientet e UP-së pasi punëtorët janë në grevë, reagon kryesindikalisti Azemi

Rreth 220 punëtorë teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës (UP), janë në grevë për shkak të pagave të ulëta.

E Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, në llogarinë e tij në Facebook, të mërkurën ka publikuar pamjet e disa studentëve që shihen duke pastruar korridoret e universitetit.

Lexo po ashtu Vazhdon greva e punëtorëve teknikë në UP, kryesindikalisti thotë se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kushteve

Azemi ka thënë se me këto veprime studentët nuk mund t’i frikësojnë punëtorët të cilët janë në grevë, teksa ka shtuar se presin përkrahjen e tyre e jo ta pengojnë grevën.

“Kur disa studentë mundohen t’i zëvendësojnë grevistët e UP duke bërë pastrimin e disa korridoreve, ne i inkurajojmë që këtë ta bëni deri në pafundësi por s’ju japin as juve më shumë se 300 euro. Ne presim përkrahje nga studentët dhe jo thyerje të grevës. Me këto veprime nuk mund ta frikësoni askënd, me përjashtim të atyre që iu fusin në këtë lojë”, ka shkruar kryesindikalisti.

Ndërkaq, javën e kaluar greva e punëtorëve teknikë të Qendrës së Studentëve ka përfunduar në bazë të vendimit për rritje të pagës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version