Telegrafi

Studentët: Nuk na u lejua shpalosja e parullës “Universiteti i Prontos”

 

Lëvizja studentore për barazi- Studim, Kritikë, Veprim njofton se kanë penguar mbajtjen e rregullt të ceremonisë së shënimit të 47 vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

“Me marrjen e fjalës nga rektori MarJan Demaj aktivistët kanë filluar zhurmën në sallë dhe po të njëjtit janë tërhequr jashtë nga policia dhe janë arrestuar.

Policia ka vazhduar arrestimin dhe intervenimin e dhunshëm ndaj aktivistëve duke arrestuar 10 aktivistë dhe duke lënë të lënduar 7 të tjerë.

Të arrestuar janë: Bardh Ahmeti, Nijazi Beluli, Endrit Shatri, Egzon Azemi, Drin Ahmeti, Trim Gashi, Flamur Pireva, Miran Rrudhani, Premton Zogiani dhe Dardan Bujupi.

Të lënduarit që kanë kërkuar ndihmë mjekësore janë: Aurora Mullatahiri, Aulona Bytyqi, Granit Hoti, Hajredin Krasniqi, Getuar Krasniqi, Arbër Morina dhe Amir Kuqi.

Policia nuk ka lejuar shpalimin e parullës “Universiteti i Pronto-s” dhe ka pamundësuar edhe mbajtjen e rregullt të aktivitetit ku do të shpalosje parulla.