Telegrafi

Studentët nga Velesi: Nuk kemi ndikuar në fitoren e Trump (Foto)

Studentët e Velesit të Maqedonisë i pushtuan mediat botërore me gjetjen e tyre për të përfituar para ”në kurriz” të Donald Trump, duke punuar ueb faqe me përmbajtje interesante, që ndonjëherë nuk kishin lidhje reale me fushatën e partisë Republikane të SHBA-ve dhe kandidatin Donald Trump, përcjell Telegrafi Maqedoni.

BuzzFeed Neës kishte identifikuar 100 faqe pro-Trump që vijnë nga Maqedonia.

Bëhej fjalë për ueb faqe me adresa si: WorldPoliticus.com, TrumpVision365.com, USConservativeToday.com, DonaldTrumpNews.co, dhe USADailyPolitics.com.

Lexo po ashtu Fushata e Donald Trump udhëhiqet nga Velesi i Maqedonisë (Foto)

Tani, pas fitores së Donald Trump, njëri nga studentët që kishtë punuar për ueb faqe të rrejshme për fushatën e Trump, thotë ”Nuk kam ndonjë koment për fitoren e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Nuk mendoj se puna jonë ka ndikuar në krijimin e opinionit për të fituar Trump. Nuk punoj më në këto ueb faqe dhe nuk e di a do të punoj ndonjëherë në tema siç janë zgjedhjet e SHBA-ve” tha për Meta njëri nga studentët./Telegrafi/