Këto patrulla, janë duke i vëzhguar studentët për t’i mos lejuar ata të puthen, përqafohen, e madje as të qëndrojnë shumë afër njëri-tjetrit.
Me gjithë se me këtë vendim zyrtarët e universitetit dëshirojnë një atmosferë “të pastër” brenda hapësirave universitare, studentët ankohen se ua kanë vështirësuar jetën tej mase.
Në patrulla, pos profesorëve janë angazhuar edhe vullnetarët, të cilët punojnë me ndërrime – çdo dy orë, bën të ditur BBC.
Në një forum në internet, një studente ka shpjeguar se si është dashur të largohej nga i dashuri i saj, pasi një person i patrullës ia kishte tërhequr vërejtjen nëpërmjet kollitjes, se ajo po qëndron shumë “afër” djaloshit.
Ndërkaq, studentët të tjerë kanë kritikuar zyrtarët e universitetit, duke i akuzuar ata se do të duhej të merreshin me drejtimin e këtij tempulli të dijes, dhe jo t’i spiunojnë studentët e dashuruar. /Telegrafi/