Telegrafi

Studentët në Tiranë paralajmërojnë protestë kombëtare

Pas 12 ditësh rezistencë dhe refuzim të çdo ftese për dialog, studentët organizohen për një tjetër lëvizje në përmasa edhe më të mëdha.

Këshillat studentorë gjatë fundjave njoftuan se të hënën protesta do të jetë kombëtare. Ata bëjnë thirrje që nismës t’u bashkohen pedagogë, prindër, qytetarë dhe nxënës të shkollave të mesme.

Sikur ditëve tjera, studentët do të marshojnë nga fakultetet e tyre për t’u mbledhur para Kryeministrisë në orën 11:30.

Sipas agjendës së publikuar në rrjetet sociale, tubimi do të vijojë deri në orën 14:30. Studentët këmbëngulin se nuk pranojnë dialog me qeverinë pa u zgjidhur 8 pikat e tyre, ndërsa bëjnë thirrje që politika të rrijë larg protestës. /Telegrafi/