Site icon Telegrafi

Studentët në Shqipëri i rikthehen sot protestës

Studentët nga e gjithë Shqipëria pritet të dalin sërish për të protestuar të hënën nga 10:00, ata kërkojnë nga Qeveria e Shqipërisë dhe kryeministri Edi Rama që t’ua plotësoj 8 kërkesa.

Në rrjetet sociale dhe në media, studentë të këshillave studentorë gjatë këtyre ditëve kanë shpërndarë thirrje për të dalë para Kryeministrisë dhe për ta vazhduar protestën.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës, këshillat studentore kanë organizuar një takim në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti për të diskutuar mbi organizimin e protestës ditën e hënë.

Dorjan Beqiraj, anëtari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bëri të ditur se në mbledhje morën pjesë studentë nga fakultete të ndryshme, ku është prezantuar platforma e integrua e 8 pikave, e cila do t’i dërgohet Kryeministrit.

Beqiraj tha se dy ishin qëllimet kryesore të mbledhjes, ai i shfuqizimit të Ligjit për Arsimin e Lartë dhe rritja e investimeve në Arsimin e Lartë.

“Ne ftojmë të gjithë studentët që duan të mbështesin 8 pikat, në një protestë paqësore, siç ishte edhe në ditët e fundit të vitit të kaluar. Në këtë mbledhje kemi edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët na mbështesin në kërkesat tona”, u shpreh Dorjan Beqiraj, anëtari i Këshillit Studentor. /Telegrafi/

Exit mobile version