Telegrafi

Studentët në Shqipëri iu rikthehen protestave

Pas katër muajve studentët në Shqipëri u kanë këtyre protestave me kërkesat për plotësimin e kushteve të arritura me Paktin për Universitetin.

Studentët kanë hedhur tymuese, ndërkohë që kanë djegur edhe fletët e paktit të universitetit.

Ndërkohë që kanë thyer edhe xhamat e Ministrisë së Arsimit.
Por në një postim në Facebook, kryeministri Rama iu është përgjigjur duke publikuar një video ku tregohen premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.

Sipas kryeministrit, të paktën 86.271 studentë kanë përfituar nga zerimi apo përgjysmimin i tarifave në të gjitha degët e bachelor.

“Zero tarifë për 11.779 studentë ekselentë, zero tarifë për 3.238 për studentët në nevojë dhe ulje e tarifës me 50% për 71.254 studentë të tjerë”, shkruhet në të dhënat e publikuara nga Rama. /Telegrafi/