Dy vite pas miratimit dhe hyrjes në fuqi të Ligjit për mbrojtje të pëshpëritësve, nuk ka asnjë raportim për korrupsion, punë jo etike apo parregullsi në arsimin e lartë.
Për këtë arsye, një grup juristësh mundohen që përmes trajnimeve, t’i njohin studentët dhe kuadrin akademik se si të raportohet dhe si mbrohet një person që raporton një rast korruptiv.
Instituti për hulumtime strategjikë (IHS) tashmë ka kryer trajnime të këtilla në Fakultetin juridik të Universitetit të Evropës Juglindore.
Përveç se në universitete, korrupsionin, jo etikën dhe të ngjashme, sipas ligjit, mund të raportojë edhe prokuroria, policia, Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsioni, si edhe institucione tjera./Telegrafi/