“Demokracia Studentore” sot para Kuvendit Komunal në Ferizaj në shenjë revolte do t’i ‘djegë’ diplomat për të treguar se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.
Siç njofton “Demokracia Studentore”, në këtë aktivitet do të bëhet ‘djegia’ e diplomave nga një numër i caktuar i studentëve, të cilët përmes kësaj shprehin se në këtë qytet nuk ka më vend për ata që studiojnë dhe diplomojnë, dhe se ky vend është bërë vatër e nepotizmit dhe klientelizmit partiak.