Site icon Telegrafi

Studentet lakuriq e uruan Putinin

Kalendari është botuar me titull “Vladimir Vladimirovic, ne të duam. Urime ditëlindja, zoti Putin”. Në kalendar pozuan 12 bukuroshe me mbathje të brendshme.

Të gjitha vajzat janë studente të gazetarisë në Universitetin Shtetëror të Moskës. E veshur me të brendshme provokative “mis marsi” Lena Gornostajeva ia uroi Putinit ditëlindjen me porosinë: “I keni shuar zjarret e malit, po unë ende po kallem flakë”.

Zëdhënësja e fakultetit të gazetarisë Larisa Bakulina e dënoi këtë akt si vepër duke e quajtur “pa shije erotike” e cila rrënon imazhin e fakultetit. Njëri ndër kreatorët e kalendarit, 22 vjeçari Maksim Perlin deklaroi se vajzat pozuan falas dhe tha se ky kalendar bartë një porosi të fortë.

“Ideja se ky kalendar duhet të dëshmojë se këto nuk janë manekine të zakonshme, të cilat punojnë për 100 dollarë, por vajza të cilat kanë një far opinioni për politikë”, tha Perlin. Kalendari shitet nëpërmjet internetit dhe në një hipermarket në pjesën jugore të Moskës me çmimin prej 260 rubla, respektivisht 8.71 dollarë. /Telegrafi/

Exit mobile version